E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rriten lehtë temperaturat/ Parashikimi i motit për sot, 10 shkurt 2023

Këtë të premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qendrueshme.

Moti parashikohet me vranësira në pjesën e parë të ditës dhe gradualisht pas mesdite mot i kthjellët në të gjithë vendin.

Era do të fryjë me drejtim nga veri-verilindja me shpejtësi deri në 10m/s, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë të jetë i forcës 2 ballë.

Në fushën termike për ditën e sotme pritet të kemi rritje të temperaturave në të dyja vlerat.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore -6 deri 9°C

në zona e ulëta -4 deri 15°C

në zona bregdetare -2 deri 16°C

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›