E Diel, 1 Nëntor 2026

Rriten rastet me meningjit në Kent, nis sot programi i vaksinimit

Ka shkuar në 20 numri i rasteve me meningjit në Kent. Lajmi është bërë me dije nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar, e cila njofton se janë konfirmuar 9 raste laboratorike, ndërsa 11 mbeten nën hetim.

Të gjithë të prekurit që aktualisht janë të lidhur me shpërthimin janë të rritur. Gjashtë nga rastet e konfirmuara janë konfirmuar si sëmundje meningokoksike e grupit B.

Bëhet me dije se një program i synuar vaksinimi do të fillojë sot për studentët që jetojnë në konvikte në Universitetin e Kentit. Ky program vaksinimi vjen pas rritjes së rasteve.

Janë rreth 5,000 studentët në konviktet e universiteteve që do t’u ofrohet vaksina kundër meningjitit B.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar thotë se 2,500 doza antibiotikësh janë administruar tashmë në të gjitha vendet në Kent.

Sekretari i Shëndetësisë Wes Streeting ka paralajmëruar për rritje të tejshme të rasteve me meningjit.

“Po e ndjekim nga afër këtë. Në një vit normal do të prisnim të shihnim të paktën 350 raste – kjo është afërsisht një në ditë. Nuk do të habitem, për shembull, nëse në pjesë të ndryshme të vendit shohim raste të paraqitura që nuk kanë lidhje me këtë shpërthim të veçantë në Canterbury. Në secilin prej këtyre rasteve ne do të testojmë nëse ekziston një lidhje e mundshme me grumbullin në Canterbury”, tha ai.

Streeting theksoi se ritmi dhe shpërthimi i përhapjes së meningjitit në Kent, ka shqetësuar zyrtarët e shëndetësisë.

Por Streeting përsëriti se rreziku i përgjithshëm është i ulët edhe nëse vetë sëmundja është serioze.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›