Rriten të prekurit nga AIDS, mjekët: Duhet testim masiv
Tiranë- HIV/AIDS po rritet me ritme të shpejta në vendin tonë dhe për këtë arsye mjekët kanë bërë thirrje për testime masive të popullsisë.
Në një takim të zhvilluar sot mes mjekëve infeksionistë shqiptarë dhe atyre britanikë është konstatuar një rritje drastike e të prekurve, pasi vetëm në pesë mujorin e parë të këtij viti janë shtuar 56 raste të reja, duke e çuar në total 570 numrin e të prekurve në rag vendi.
Mjekët u bëjnë thirrje qytetërëve që të kryejnë testime, pasi nëse kapet në kohë sëmundja ajo mund të trajtohet. Po ashtu ata shprehen se duhet të merren masa që ky test të jetë i detyrueshëm në klinikat gjineokologjke për gratë shtatzëna.
Sipas tyre masat duhet të merren mënjëherë nga Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me mjekët infeksionistë.