Rriten temperaturat, 40 gradë Celsius në Tiranë dhe Gjirokastër

TIRANË, 18 korrik/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë ditën e shtunë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me mot të kthjellët e të nxehtë në të gjithë vendin.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 22/38 | Diell |
| Kukës | 20/36 | Diell |
| Lezhë | 26/37 | Diell |
| Dibër | 18/35 | Diell |
| Durrës | 24/38 | Diell |
| Tiranë | 26/40 | Diell |
| Elbasan | 26/40 | Diell |
| Berat | 21/41 | Diell |
| Vlorë | 25/37 | Diell |
| Korçë | 18/34 | Diell |
| Gjirokastër | 21/40 | Diell |
| Sarandë | 26/38 | Diell |