Rritet akciza e llapave, harxhojne shume energji
Karburantet cmime me te larta. Rritet 10 leke akciza
Komisioni parlamentar i Ekonomise miratoi dje rritjen e akcizes se karburanteve. Keto do te sjellin rritje te nivelit te akcizes per gazoilin. Aktualisht ky nivel eshte 75 per qind, por jo me shume se 37 leke/litri dhe jo me pak se 27 leke/litri, duke ndryshuar kufiri i poshtem nga 17 leke/litri, ne 27 leke/litri. Ndryshimet ne akcize u kundershtuan nga deputetet e opozites, te cilet deklaruan se ndryshimet do te sjellin rritjen e cmimit te karburantit ne vend. Po keshtu, shtohet per here te pare nje produkt i ri ne listen e mallrave te akcizueshme, qe jane llambat inkandeshente. Niveli i akcizes per to propozohet te jete 100 per qind. Per kete produkt aplikohet tarife doganore ne masen 10 per qind. Shkaku i vendosjes se akcizes eshte per rritjen e cmimit, pasi keto llamba harxhojne shume energji. Ne projektligj ndryshon niveli i akcizes per prodhuesit vendas e te huaj te veres, vererave te gazuara, shampanjes dhe mushtit te rrushit. Aktualisht ky nivel eshte 20 leke/litri per sasite e prodhimit me te vogla se 1000 hektolitra dhe 35 leke/litri per sasite mbi kete nivel. Projektligji propozon qe kufiri i tatueshem te rritet nga 1000 hektolitra ne 10 mije hektolitra. Ky ndryshim synon rritjen e konkurrueshmerise se lire dhe mbrojtjen e prodhimit vendas. Ne ligjin