E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet bilanci i dëmeve nga protesta, 19 të lënduar! Gazetari goditet me tullë në kokë, nën kujdes mjekësor edhe një punonjës i trupit diplomatik

Është rritur bilanci i të lënduarve, të cilët tanimë numërohen 19 nga 13 që ishin më parë.

Në Spitalin e Traumës ndodhen 6 të lënduar nga protesta e sotme, prej të cilëve 4 protestues e 2 kalimtarë, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, 6 efektivë policie dhe dy gazetarë janë larguar pasi kanë marrë mjekimin. Një prej gazetarëve është lënduar me tullë në kokë.

Te spitali “Nënë Tereza” po merr trajtim një kalimtar, punonjës i trupit diplomatik, informon “Report Tv”.

Gjithashtu janë mjekuar edhe 4 protestues, të cilët më pas janë larguar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›