E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet bilanci i viktimave ne Pakistan

Rritet bilanci i viktimave ne atentatin e sotem ne Pakistan. Numri i viktimave shkon ne 50 ndersa te plagosurit jane 100. Nje kamikaz u hodh ne ere ne ambjentet e nje xhamie dykateshe ne rajonin Zhardum ne veriperendim te Pakistanit. Numri i viktimave konfirmohet nga faqe onlajn te agjencive indiane e pakistaneze. Presidenti pakistanez Asif Ali Zardari dhe dhe kryeministri Jusuf Raza Gilani e denuan kete atentat vdekjeprures. Autoritetet bene te ditur se ne momentin e shperthimit rreth 300 besimtare po kryenin ritin fetar te lutjes te se premtes. Atentati nuk eshte marre persiper ende nga asnje organizate, por mendohet se pas tij fshihen rebelet talebane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›