Rritet interesi per artin pamor ne sezonin e veres
Rritet interesi për artin pamor në sezonin e verës. Por shifrat flasin për një rritje të numrit të vizitorëve që kanë shkelur Galerinë Kombëtare e Arteve në 6 mujor të parë të këtij viti çka do të thotë se janë më shumë shtetasit e huaj dhe ata shqiptarë që dinë më shumë për artin tonë pamor. Ky art sipas specialitit të sektorit të ekspozitave Gent Gjikolaj prezantohet në dy forma në ambiente e galerisë.
Vizitorët të shumtë i drejtohen veprës më të rëndësishme të artit pamor Motres Tone e cila daton në vitin 1883 , krijuar nga autori më i hershëm i pikturës Kol Idromeno. Impresionet janë të ndryshme.
Gjikolaj pranon se se ka një rritje të numrit të vizitorëve për turizmin elitar krahasuar me vitet e mëparshmë por përsëri shifrat janë të pakrahasueshme me vizitorët në galeritë e vendeve europiane apo .
Fondi i Galerise se Arteve ruan vepra në pikturë që datojnë nga fundi i shekullit XIX, piktura që flasin qartë për atmosferën kulturore në Shqipërinë e fillim viteve të shekullit të XX, si dhe përbëjnë dokumente të mirëfilltë etnografikë dhe historikë të periudhës. Këto vepra manifestojnë edhe një lloj fryme romantike. Autorë të tjerë të epokës janë Pjetër Marubi, Simon Rrota, Zef Kolombi, Vangjel Zengo, Spiro Xega , për të ardhur me autorët e viteve 20 30 me pavionin dedikuar periudhës së komonizmit që zë pjesën më të madhe të katit të dytë , për të ardhur në prespektiven e ditëve të sotme Fondi i Galerisë është mjaft I pasur me vepra të autorëve të rëndësishëm të pikturës shqiptare ne 120 vite ekzistence, deri në këtë periudhë kishte 340 vepra dhe në arkivin e saj ishin regjistruar 240 autorë.