E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet interesi për pikturën por shitja lë për të dëshiruar

Ka filluar të rritet interesi i qytetarëve për pikturën dhe artin e mirëfilltë. Këtë e pohon piktori i i mirënjohur Luan Boriçi i cili shprehet se njerëzit po ndërgjegjësohen për pikturat reale duke shfaqur një interes në pjesëmarrjen në ekspozitat e pikturave por ky interes mbetet thjesht në nivel pjesëmarrjeje nëpër ekspozita pasi niveli i shitjeve mbetet akoma për të dëshiruar.

Për këtë Piktori Boriçi thotë se shteti duhet të ketë një vëmëndnje më të madhë në ruajtjen e vlerave të vërteta dhe dhe eliminimin e atyre komerciale. Për të qëndruar pranë publikut artadashës Piktori Boriçi këtë sezon është rikthyer me pikturat e tij pas 3 vitesh ku ka sjellë një mori pikturash dhe ka pasqyruar qytete të ndryshme të vendit të cilat kanë shërbyer si burim frymëzimi për të.
 

Ekspozitë "Dy pjesë" kështu ka pëlyer ta quaj krijimtarinë e tij të radhës Piktori Abaz Hado të ndarë në pikturë dhe Skicë.
 

Në këtë ekspozitë gjenden të varura 75 piktura nga një punë plot dy vjeçare të piktorit Hado. Në punimet e radhës autori shprehet se do jetë komplet ndryshe ku me anë të artit pamor do ti dedikohet komunitetit të tij çam.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›