E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rritet mbështetja e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor për integrimin e rajonit në BE

Qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor mbeten në masë mbështetës të anëtarësimit të vendeve të tyre dhe krejt rajonit në BE. Këtë e ka konfirmuar edhe Barometri Ballkanik 2021 i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, që mat percipetimet e qytetarëve dhe sipërmarrjeve në rajon. 
Sekretarja e Përgjithshme e KBR, Majlinda Bregu tha se qytetarët e rajonit mbështesin bashkëpunimin rajonal pasi mendojnë se mund të kontribuojnë në një situtatë më të mirë politike.
Pavarësisht se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk munden të nisin negociatat edhe pas vlerësimit se i kishin pëmbushur kushtet, rreth 40 përqind e të anketuarve në Shqipëri mendojnë se vendi mund të anëtarësohet në BE brenda vitit 2025, një percpetim aspak realist. 
Papunësia vijon të mbetet shqetësimi më i madh për qytetarët e rajonit. Ndërsa si institucionet më të korruptuara rendisin partitë politike. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›