Rritet numri i turistëve në Libohovë, shtohen njësitë akomoduese, kryesisht bujtinat familjare

Bashkia e Libohovës pati këtë vit një sezon të mbarë turistik. Nga viti në vit, numri i turistëve që vizitojnë këtë bashki po vjen në rritje kjo falë historisë trashëgimisë kulturore, bukurive natyrore që kanë zonat rurale të saj etj.
Rritja ndërkaq e numrit të vizitorëve ka bërë që këtë vit të rriten edhe njësitë akomoduese kryesisht bujtinat familjare.
Këtë verë, Bashkia e Libohovës organizoi një sërë aktivitetesh të cilat tërhoqën edhe një numër të lartë vizitorësh.
Të huajt e pëlqejnë Libohovën për disa arsye të veçanta si përvojat e vërteta dhe autentike të jetës tradicionale shqiptare, peisazhet e bukura, trashëgimia kulturore e të tjerë.
Gazetare: Boralda Gjyli
/rtsh.al/