E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rritet numri i viktimave nga sulmi me armë në Ankara

Është rritur numri i viktimave nga sulmi që ndodhi këtë të mërkurë në Ankara të Turqisë.

Presidenti Erdogan në një deklaratë për mediat, tha se deri më tani raportohen për 4 viktima dhe 14 të plagosur.

“Kemi 4 viktima dhe 14 të plagosur. Dënoj këtë sulm të tmerrshëm terrorist dhe uroj mëshirën e Zotit për dëshmorët tanë”, tha Erdogan.

Autorët, dy burra dhe një grua sulmuan një fabrikë avionësh luftarakë. Mediet e huaja kanë publikuar fotot e tyre të kapura nga kamerat e sigurisë.

Nga ana tjetër, Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya konfirmoi se shpërthimi i dëgjuar jashtë ambienteve ishte një sulm terrorist, por nuk specifikoi detaje të mëtejshme.

 “Një sulm terrorist u krye kundër një fabrike avionësh luftarakë. Fatkeqësisht, ka viktima dhe njerëz të plagosur,” shkroi Ali Yerlikaya në X.

Punonjësit e kompanisë u dërguan menjëherë në një zonë të sigurt. /vizionplus.tv

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›