Rritet përdorimi i nikotinës tek të rinjtë

Të rinjtë po nisin të pinë duhan në moshë më të vogël, pavarësisht se numri i duhanpirësve është në rënie, tregojnë studimet e reja.
Tre studime të mëdha tregojnë se, ndonëse shumë njerëz po e lënë duhanin, të tjerë po e nisin atë më herët. Ndërkohë, përdorimi i cigareve elektronike është rritur, veçanërisht te fëmijët dhe të rinjtë, sipas të dhënave nga Irlanda dhe Austria.