Rritet popullsia në planet, raporti: Mbi 7 miliardë njerëz në Tokë

Numri i popullsisë në Tokë ka arritur 7.057.608.000 persona, deklaroi zëdhënësja e Fondit gjerman për popullatë botërore, Ute Shalmajster. "Shtytës i rritjes së popullatës së planetit janë vendet në zhvillim", theksoi Shalmajster.
Në Afrikë numri i popullësisë në shekullin 21 do të rritet deri në 3,5 miliardë njerëz. Rritje më të madhe të numrit të banorëve të kontinentit të vjetër pritet në rajonet në jug të Saharasë, ku çdo grua në mesatare lind nga pesë fëmijë.
Zëdhënësja e Fondit e theksoi ashpërsimin e problemeve, të cilat janë të ndërlidhura me rritjen e popullësisë.
"Edhe pse një numër i madh i vendeve afrikane arrin sukses në luftën me urinë, përqindja e të uriturve në vendet në zhvillim mbetet 16 për qind. Qeveritë e këtyre vendeve nuk mund ta ushqejnë popullatën", theksoi Shalmajster.
Problem paraqet edhe mungesa e ujit, që tani më është evident si shkak i një numri të madh konfliktesh dhe luftërash. Brenda një viti popullsia e Tokës rritet me rreth 80 milionë persona. Sot është Dita botërore e popullësisë, i cili është shpallur nga KB-ja në vitin 1989.