E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet presioni mbi Gianni Infantino-n, FIFA lejoi RD Kongon të aktivizonte Mpasi-n

Gianni Infantino është vënë sërish në shënjestër të kritikave, pasi FIFA ka lejuar RD Kongon që të aktivizojë Lionel Mpasi edhe pse ky i fundit ende nuk kishte plotësuar dokumentacionin e duhur për të përfaqësuar kombëtaren afrikane.

Francezi u aktivizua në portën e Republikës Demokratike të Kongos si në Botëror edhe në fazën play-off. Pikërisht në këtë fazë prezenca e tij ka qenë decizive pasi ai ka qenë lojtar kyç i kualifikimit të Kongos në ndeshjen me Nigerinë dhe më pas me Xhamajkën.

“The New York Times” ka raportuar se FIFA ka qenë në dijeni të faktit se Mpasi nuk kishte marrë të gjithë dokumentacionet e duhura nga Federata Franceze e Futbollit, por përsëri nuk bëri asgjë për ta frenuar lojtarin të përfaqësonte kombëtaren e tij të re. A.V.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›