Rritet turizmi në juglindje, Korça dhe zonat përreth tërheqin gjithnjë e më shumë turistë të huaj

Juglindja e vendit vijon të tërheqë një numër në rritje turistësh të huaj, duke e kthyer Korçën dhe zonat përreth në destinacione gjithnjë e më të preferuara.
Sipas të dhënave, rreth 85% e vizitorëve janë të huaj, të cilët zgjedhin këtë rajon përmes informacioneve që gjejnë online dhe për eksperiencën që ofron.
Fluksi i turistëve të huaj është edhe për shkak se pjesa më e madhe e operatorëve turistikë kanë lidhur kontrata me agjenci të shumta turistike vendase e të huaja.
Përveç Korçës dhe Pogradecit, rezervime të shumta ka edhe në fshatrat turistikë si Voskopojë, Dardhë, Tushemisht dhe Lin, ndërsa këtë vit interesi është shtrirë edhe në bashki të tjera të juglindjes si Kolonja, Devolli, Maliqi dhe Pusteci.
Gazetare: E. Fili
/rtsh.al/