E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritja e çmimit të naftës, Bashkia e Tiranës pritet të miratojë kompensimin për shoqëritë e transportit

Ditën e nesërme, 22 prill, Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të marrë në shqyrtim dhe të miratojë, me kërkesë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, një projektvendim të qeverisë që lidhet me kompensimin e linjave të transportit qytetas, rrethqytetas dhe ndërqytetas.

Ky hap vjen në kuadër të paketës “Anti-Krizë”, si reagim ndaj rritjes së çmimit të naftës, e cila ka ardhur si pasojë e luftës në Iran.

Sipas projektvendimit, parashikohet që shoqëritë e transportit të kompensohen për këto linja me një vlerë prej 50 lekësh për litër karburanti, për një periudhë tre mujore që përfshin muajt mars, prill dhe maj të vitit 2026.

Ky kompensim do të llogaritet mbi bazën e sasisë së karburantit të konsumuar gjatë kësaj periudhe, por me kushtin që ajo të mos tejkalojë nivelin e konsumit të të njëjtëve muaj në vitin 2025 për secilën shoqëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›