E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rritja e kapaciteteve institucionale kundër trafikut të objekteve të trashëgimisë kulturore

TIRANË, 20 janar/ATSH/ Trashëgimia kulturore përballet me kërcënime të vazhdueshme nga trafikimi i paligjshëm, vjedhja dhe eksportet ilegale të objekteve të trashëgimisë kulturore.

BE dhe UNESCO, me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, adresuan këtë sfidë përmes një trajnimi të specializuar për profesionistë nga sektori gjyqësor dhe prokuroria.

Nisma është pjesë e projektit të financuar nga BE, “Lufta kundër trafikimit të paligjshëm të pronës kulturore në Ballkanin Perëndimor”, që u trajtua gjithashtu në vitin e kaluar. Kjo nismë në mënyrë të dedikuar me të gjithë sektorin dhe infrastrukturën kulturore, synon rritjen e kapaciteteve institucionale, forcimin e kuadrit ligjor si dhe nxitjen e bashkëpunimit rajonal për të mbrojtur thesaret kulturore shqiptare.

MEKI së bashku me organizmat evropiane u angazhuan për mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore, një pasuri e paçmuar që përcakton historinë, identitetin dhe kujtesën kolektive.

1 nga 7

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›