E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rritja e pagës minimale, ekspertët e ekonomisë, mendime të ndryshme mbi efektin e saj

Me 1 maj, të gjithë të punësuarit me pagë minimale në vend do të kenë 6 mijë lekë të ardhura të shtuara. Kjo pasi qeveria vendosi për paga minimale në vend të shkojë në 40 mijë lekë. Për ekpertët e ekonomisë ky vendim në kushtet ku ndodhet ekonomia shqiptare është i mirëpritur.

Diferenca mes pagës minimale dhe asaj mesatare tashmë është zvogëluar dhe ekpertet kanë mendime të kundërta për efektin e saj.

Rritja e pagës minimale, mund të shtojë informalitetin në sektorin privat? Edhe për këtë pyetje serish eksperetët ndajnë opinione të ndryshme.

Paga minimale u rrit për herë të fundit më shtator të vitit të kaluar, në nivelin e 34 mijë lekëve. Per 10 vitet e fundit ky është vendimi i 6-të për ndryshimin e pagës minimale pasi në vitin 2013, paga minimale ishte 22 mijë lekë.

/rtsh/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›