E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritja e prodhimit të energjisë në fokus të Korporatës

Rritja e prodhimit të energjisë elektrike nëpërmjet optimizimit të përdorimit të rezervës hidroenergjetike në kaskadat e lumenjve Drin dhe Mat si dhe nëpërmjet instalimit të teknologjive të reja dhe sistemeve moderne të kontrollit dhe automatikës në përputhje me standardet bashkëkohore. Garantimi i produkteve të shërbimeve ndihmëse si rezerva e fuqisë aktive dhe reaktive, me qëllim rritjen e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së punës së sistemit elektroenergjetik si dhe përmirësimin e treguesve të cilësisë së energjisë elektrike si niveli i tensionit dhe frekuenca. Implementimi i suksesshëm i Projektit të Sigurisë së Digave në kuadrin e objektivave të programit rajonal për Komunitetin e Energjisë për Europën Juglindore - APL 5 (ECSEE APL – 5), me synim rritjen e sigurisë së digave të hidrocentraleve më të mëdha të Sistemit Elektroenergjetik Shqiptar në kaskadat e lumenjve Drin dhe Mat dhe rritjen e sigurisë dhe cilësisë së furnizimit me energji elektrike, nëpërmjet rritjes dhe përmirësimit të eficensës së prodhimit të energjisë elektrike nga burimet hidrike, duke ndikuar në këtë mënyrë edhe në rritjen e qëndrueshme të sigurisë së furnizimit me energji elektrike në tregun rajonal të energjisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›