Rritja e shpejtë e temperaturave, studimi: Miliarda njerëz në botë mund të jenë të ekspozuar ndaj nxehtësisë ekstreme
Miliarda njerëz do të shtyhen të jetojnë jashtë zonës së përshtatshme klimatike nëse ritmi aktual i ngrohjes globale do të jetë i pakontrolluar, sipas një studimi të botuar në revistën “Nature Sustainability”.
Ky studim vlerësoi ndikimin që do të ketë tek njerëzit, nëse bota do të vazhdojë në trajektoren e saj të parashikuar dhe do të ngrohet me 2.7 gradë Celcius deri në fund të shekullit, krahasuar me temperaturat para evolucionit industrial.
Duke marrë parasysh ngrohjen e pritshme globale dhe rritjen e popullsisë, studimi zbuloi se deri në fund të viti 2030, rreth dy miliardë njerëz do të mbeten jashtë zonave të përshtatshme klimatike duke u përballur me temperatura mesatare prej 29 gradë Celcius ose më të larta, e ndërkohë edhe 3.7 miliardë të tjerë do të kenë të njëjtin fat deri në vitin 2090.
Timothy Lenton, i cili është një nga autorët kryesorë të studimit, tha se një e treta e popullsisë së botës mund të përballet me kushte klimatike të cilat nuk e suportojnë “lulëzimin njerëzor”.
Lenton, njëkohësisht edhe drejtor i Institutit Global të sistemeve në Universitetin e Exeter, tha në një video të shpërndarë në institute se "ky është një riformësim i thellë i banueshmërisë së sipërfaqes së planetit dhe mund të çojë potencialisht në riorganizim në shkallë të gjerë të vendit ku jetojnë njerëzit”.
Sipas raportit, të jetuarit jashtë zonës klimatike mund të çojë në rritje të shkallës së vdekshmërisë, pasi ekspozimi ndaj temperaturave mbi 40 gradë Celcius mund të jetë vdekjeprurës.
Shkencëtarët kanë paralajmëruar prej kohësh se ngrohja përtej 1.5 gradë Celcius do të rezultonte në ndryshime katastrofike dhe potencialisht të pakthyeshme. Ndërsa zonat klimatike do të zvogëlohen me rritjen e temperaturave globale.
Një pjesë e madhe e popullsisë do të ekspozohet më shpesh ndaj katastrofave natyrore, duke përfshirë stuhitë, zjarret, thatësirat dhe valët e të nxehtit.
Ekspertët pretendojnë se ka ende kohë për ta ngadalësuar ritimin e ngrohjes globale duke ndalur djegien e naftës, qymyrit dhe gazit, e duke përdorur vetëm energjinë e pastër.
Në fillim të muajit maj, Organizata Botërore Meteorlogjike njoftoi se brenda 5 viteve të ardhshme, mundet që temperature e planetit do të jetë më shumë se 1.5 gradë Celcius më e ngrohtë se nivelet para industriale për të paktë një vit.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
