E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rritja e sigurisë kibernetike, AKSHI pjesëmarrëse në simpoziumin FIRSTEU25

TIRANË, 20 janar/ATSH/ Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit mori pjesë në simpoziumin FIRSTEU25 që u zhvillua në Monako në datat 14-16 janar.

Ky simpozium, cilësohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme të fushës së sigurisë kibernetike, “TF-CSIRT Meeting & FIRST Regional Symposium Europe”, ku AKSHI u përfaqësua nga Enis Ylli – drejtor i Monitorimit dhe Mbrojtjes Kibernetike për Sistemet dhe Infrastrukturat elektronike qeveritare dhe Beris Ndreu – përgjegjës i Qendrës Operacionale Qeveritare të Sigurisë, të cilët së bashku me ekspertë dhe organizata ndërkombëtare diskutuan mbi sfidat, mundësitë dhe inovacionet që po shfaqen në fushën e menaxhimit të incidenteve në sigurinë kibernetike.

“Pjesëmarrja e AKSHI-t në këtë simpozium ishte një mundësi shumë e mirë për të thelluar njohuritë dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar. Shkëmbim eksperiencash dhe rritje e nivelit të njohurive dhe kontributit global për një çështje me rëndësi të jashtëzakonshme siç është ajo e sigurisë kibernetike”, cilësohet në një postim në Facebook.

Nga pjesëmarrja e AKSHI-t në simpoziumin FIRSTEU25 1 nga 2

/a.f/r.e/

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›