E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja fiktive e çmimeve për fundvit, bashkia nis kontrollet

Gazeta Shqip

Bashkia e Tiranës ka nisur kontrollet në tregjet e fruta-perimeve në kryeqytet në mënyrë që të shmangen abuzimet e përvitshme nga ana e tregtarëve me rastin e festave të fundvitit.

Nënkryetari i bashkisë, Petrit Vasili ka njoftuar ngritjen e një grupi pune që do të ushtrojë kontrolle nëpër tregjet e kryeqytetit që të shmangen abuzimet në dëm të konsumatorit.

Sipas Vasilit, do të ketë ndëshkime në rast të konstatimit të shkeljeve nga ana e tregtarëve, me ndërhyrjen e Task Forcës veçanërisht në tregjet e mëdha në kryeqytetit.

6 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Rritja fiktive e çmimeve për fundvit, bashkia nis kontrollet burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›