Rritje e investimeve spanjolle në hoteleri dhe shërbime turistike

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e Spanjës, Marcos Alonso, ku vlerësuam bashkëpunimin shumë të mirë në fushën e turizmit si dhe angazhimin për të promovuar me tej Shqipërinë dhe Spanjën si destinacione turistike, duke rritur bashkëpunimin në këtë fushë.
“Shprehëm dëshirën dhe angazhimin për rritjen e investimeve spanjolle në hotelerinë dhe shërbimet turistike në Shqipëri. Spanja mbështet integrimin e Shqipërisë në BE”, tha Klosi.
Ai theksoi se “European Green Deal” mbetet një fushë tjetër bashkëpunimi për ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit dhe realizimin e objektivave të fushatës së Ministrisë sonë “Clean and Green 2020″.