E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritu dhe martohu

Kanë kaluar shumë vite dhe karakteret e ‘Ëmbëlsi Amerikane’ kanë ndryshuar, të paktën shumica e tyre. Ata janë më të pjekur dhe më të përgjegjshëm, por kjo s’do të thotë se kanë harruar si të argëtohen. Të gjithë do të mblidhen edhe njëherë së bashku dhe do të kalojnë një fundjavë që s’kanë për ta harruar kurë...

Besoni apo jo, kemi tinejxherë të këtij vendi të cilët i përgjigjen ende frazave sikurse janë “banda në kamp”, “nëna e Stiflerit” dhe “Eugene” dhe mandej të njëjtit bëjnë filma me synime bashkëkohore.

Kështu para juve do të paraqitet filmi “American Reunion” që pa dyshim është një komedi që alarmon deficitin kulturor që po mbizotëron në humorin dhe barsoletat.

Pas lansimi të fundit të “American Pie” – ku kemi pasur katër pjesë të këtij filmi qëkurse ishte bërë “American Wedding” me 2003 — që paraqet përsëri një vëllazëri të madhe që nuk e kemi parë më parë.

Kjo është një komedi regresive për atë se si bukuroshët fillojnë mbrëmjet e tyre dhe si arrin atë deri të gratë dhe frikën që kanë ata në fillim të një marrëdhënieje.

Mirë, “American Pie” e shpiku këtë kulturë! Edhe pse më parë kemi pasur edhe filma të këtij zhanri, siç është “Porky”.

Filmi kësaj radhe flet për ribashkimin e 13 – të klasës – përderisa pesë karakteret kryesore meshkuj, përjashto Stifler (Seann William Scott), i cili ende jeton me nënën e tij (Jennifer Coolidge) dhe ende fshihet pas logos “Orgasm Donor” të tjerët janë personazhe po thuajse të njëjtë.

Është ky një film për nostalgjiket e komedive të këtilla, një film që më të vërtet ja vlen të shikohet sidomos për edukatën seksuale që ka në të.

Ashtu sikurse ndodh në shumicën e filmave kur ribashkohen shokët e klasës, “American Reunion” ndonjëherë ju bën edhe jo komfort sepse gjendeni në mes të nostalgjisë për ditët e vjetra dhe një modë të vjetër e cila nuk di të plaket sepse sjell kujtime të reja.

Kujtojme që “American Pie”? Pavarësisht se është një film jo për adoleshent, ai sjell para juve persona në moshë mesatare që sjellin humor njëjtë duke filluar nga Stifler deri tek Eugene Levy. Filmi shfaqet në DigiGold.

-----

American Reunion

Regjia dhe skenari: Jon Hurwitz dhe Hayden Schlossberg, bazuar në karakteret e Adam Herz; drejtor i fotografisë: Daryn Okada; montazha: Jeff Betancourt; muzika: Lyle Workman; dizajner: William Arnold; kostumet: Mona May; producentë: Craig Perry, Warren Zide dhe Chris Moore; Distributor: Universal Pictures. Kohëzgjatja: 1 orë 53 minuta.

Aktorë: Jason Biggs (Jim), Alyson Hannigan (Michelle), Chris Klein (Oz), Thomas Ian Nicholas (Kevin), Tara Reid (Vicky), Seann William Scott (Stifler), Mena Suvari (Heather), Eddie Kaye Thomas (Finch), Jennifer Coolidge (Stifler’s Mom), Ali Cobrin (Kara), Katrina Boëden (Mia) dhe Eugene Levy (Jim’s Dad).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›