E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rrjedhja e gazit nga Nord Stream, SHBA: Po hetojmë

SHBA po heton lidhur me rrjedhjen e gazit nga tubacionet e Nord Stream. Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se SHBA po heton por ende nuk e ka të konfirmuar nëse kjo rrjedhje gazi është rezultat i ndonjë sulmi apo sabotimi.

“Rrjedhjet e gazit nga Nord Stream janë nën hetim, raportet e para tregojnë se ato janë shkaktuar nga një sulm, por është informacion paraprak. Shtetet e Bashkuara nuk e kanë konfirmuar ende informacionin e parë sipas të cilit rrjedhjet e gazit nga tubacionet Nord Stream mund të jenë rezultat i një sulmi ose sabotimi”, tha Blinken në një konferencë shtypi në Uashington me ministrin e Jashtëm indian Subrahmanyam Jaishankar.

Blinken tha gjithashtu se sabotimi “nuk do të ishte në interesin e askujt” dhe se “në muajt e ardhshëm duhet të punojmë për t’i dhënë fund varësisë energjetike të Evropës nga Rusia”.

“Rrjedhjet e gazit nga Nord Stream nuk do të kenë një ndikim të rëndësishëm në elasticitetin energjetik të Evropës”, tha Blinken.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›