Rrjedhje gazi në apartament tek Komuna e Parisit, ndërhyjnë zjarrëfikëset
Ndërhyrja në kohë e zjarrëfikësve ka shmangur një shpërthim të mundshëm si pasojë e rrjedhjes së gazit, në një apartament në zonën e Komunës së Parisit.
Banorët e pallatit kanë kostatuar rrjedhjen e gazit nga apartamenti i katit të pestë dhe kanë njoftuar menjëherë ekipet zjarrëfikëse.
Ekspertë dhe forca të zjarrfikëses kanë ndërhyrë në kohë duke vënë në kontroll situatën.