E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrjeti i pornografise, pranga 19 personave

Policia australiane arrestoi 19 persona, qe ishin pjese e nje rrjeti pornografie me femije, te shtrire ne 70 vendi. Hetimet nisen pas njoftimeve nga policia braziliane.

Viktimat ishin nga e gjithe bota dhe ishte e veshtire te mesohej identiteti i tyre. Policia sekuestroi 500 mije imazhe ku abuzohej me femije, si dhe 15 mije video. Policia federale australiane thane se priten arrestime te tjera.

Ne disa prej videove shfaqeshin edhe foshnja 1-vjecare. Interpoli ndihmoi ne identifikimin e me shume se 200 personave te dyshuar. Si rezultat i nderhyrjes, arriten te shpetoheshin dy femije.

Edhe pse ishte e veshtire te identifikoheshin viktimat e abuzimeve, ata ishin nga Europa Lindore, dhe Amerika Veriore e Jugore.

Secili prej te arrestuarve rrezikon 10 vjet burg, per posedim materialesh ku abuzohet me femije.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›