E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rrobat e trupit ende në buzë të liqenit, gjendet një nga 4 të mbyturit në hidrocentralin e Banjës

Polumbarët e RENEA-s kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të një nga katër viktimat që u mbytën në liqenin e hidrocentralit të Banjës në Gramsh. Mësohet se trupi i nxjerrë është ai i babit, 46-vjeçari, Arben Zogu.

Ndërkohë vijojnë ende kërkimet për gjetjen e tre trupave të tjerë.

Babai me dy djemtë, si dhe kushëriri i tyre, u futën në liqen për t’u larë, por fatkeqësisht nuk mundën të dalin më nga aty.

Viktimat janë identifikuar si, Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij, Ruben dhe Esti Zogu si dhe nipi i 46-vjeçarit, Melsi Zogu 20-vjeç.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 19:00, ndërsa në buzë të liqenit ndodhen ende dy motoçikleta, tre celularë dhe rrobat e trupit të viktimave.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›