“Rroftë Siria e lirë dhe krenare!” Rebelët marrin Damaskun, largohet Asad. Kryeministri kërkon zgjedhje të lira

Rebelët sirianë kanë rrëzuar regjimin e Bashar al-Asad pasi hynë në kryeqytet duke e shpallur Damaskun e “lirë” dhe presidentin Bashar Al-Asad në arrati.
Pas një ofensive të shpejtë, rebelët kanë arritur të hyjnë në Damask dhe të deklarojnë fundin e sundimit autoritar të Asadit, i cili ka zgjatur 24 vjet.
Rebelët e Sirisë kanë transmetuar një mesazh nga stacioni televiziv shtetëror dhe radion e Damaskut, se kanë liruar të burgosurit politikë. Në videot e shpërndara në mediat sociale tregojnë se mijëra të burgosur janë liruar nga burgu famëkeq Saydnaya, ku kundërshtarët e Asadit u torturuan dhe u ekzekutuan.
“Rroftë Siria, e lirë dhe krenare. Për të gjithë sirianët, cilido qoftë sekti i tyre”, thuhet në mesazhin e rebelëve.
Pas largimit të Asad nga Damasku me avion për në një destinacion të panjohur, qeveria është në duart e kryeministrit të Sirisë, Mohammed Ghazi al-Jalali.
Kryeministri është shprehure se dëshiron zgjedhje të lira që njerëzit të vendosin vetë për udhëheqjen e tyre, ndërsa ka shtura “se nuk e ka idenë se ku mund të ketë shkuar Asad”.
Kryeministri sirian tha se ka qenë në kontakt me komandantin rebel Abu Mohammed al-Jawlani në lidhje me periudhën e tranzicionit.
/rtsh.al/