E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrogozhine, bllokohet hekurudha

Rreshqitja e shpatit te nje kodre ne dalje te qytetit te Rrogozhines ka nxjerre jashte funksionit hekurudhen.


Nje masiv i konsiderueshem dheu, balte dhe guresh ka rene mbi shtratin e hekurudhes duke nderprere komunikimin.

Shembja ndodhi mengjesin e se henes dhe ne vendngjarje po punohet per hapjen e kalimit.

Nderkohe, levizja e trenave eshte nderprere dhe Drejtoria e pergjithshme e hekurudhave ka vene ne dispozicion mjetet e saj per te bere kalimin e udhetareve ne destinacionet e tyre.

Drejtoria e pergjithshme e hekurudhave kerkon ndihme per hapjen e rruges per shkak se ka ne dispozicion vetem nje makineri qe sherben per hapjen e rruges ne keto raste. Vetem gjate dites se marte pritet te rinise levizja e trenave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›