E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrokadë zëvendësministrash, Muzaka kalon nga Shëndetësia te Punët e Brendshme

Në mungesë të Edi Ramës që gjendet në Nju Jork, qeveria u mblodh sot nën drejtimin e Zëvendëskryeministres Albana Koçiu e cila shpalli shkarkimin dhe emërimin e një zëvendësministri.

Oltjon Muzaka, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

Po ashtu u miratuan edhe disa emërime dhe shkarkime të tjera të drejtuesve të institucioneve.

Emiliano Gjika, kryetar i Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve, u shkarkua sot nga kjo detyrë.

Po sot, Ina Zeqaj u emërua kryetare e Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›