E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rrufeja godet pesë persona të një familjeje në Kosovë, një prej tyre në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mesditën e sotme në Prevallë të Kosovës. Sipas mediave vendase, për shkak të motit të keq, rrufeja ka goditur 5 persona duke i lënë të plagosur në vend.

Autoritetet raportojnë se njëri nga të plagosurit, një grua është në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar në mënyrë të menjëhershme shërbimet e urgjencës, të cilët po bëjnë dërgimin e të plagosurve në spitalin më të afërt për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore.

Gjithashtu, policia dhe grupi hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›