E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruga Durrës-Kukës merr

Një grup deputetësh prej mëse 30 deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë, deputetë të pozitës dhe opozitës, të grupeve të ndryshme parlamentare, anëtarë të Komisionit Hetimor për procedurat e tenderimit të kësaj rruge, deputetë të zonave elektorale nëpër të cilën kalon autostrada Durrës-Kukës dhe ministra, vizituan dje paradite punimet që po kryhen nga kompania Bechtel-Enka, në sementin Rrëshen-Kalimash. Vizita e deputetëve po kryhet mbas ftesës që Zëvendëskryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Fatos Beja, u bëri deputetëve për të vizituar punimet në këtë segment rrugor. Për të ndjekur këtë vizitë të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë asistuan edhe përfaqësues të mediave. Në përbërje të grupit të deputetëve bëjnë pjesë edhe nënkryetari i Kuvendit, Fatos Beja, ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve, Jemin Gjana, që është edhe një prej deputetëve të zonës ku kalon ky aks rrugor, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, kryetari i Komisionit Hetimor për tenderin e kësaj rruge, Aleksandër Biberaj si dhe kryetarët e grupeve parlamentare liberal-demokrat Neritan Ceka, i grupit demokrat-reformator, Tritan Shehu, i grupit agrar-ambientalist, Petrit Gjoni, etj. Menaxherja e marrëdhënieve me publikun e kësaj kompanie, Iva Zagar, i njohu deputetët dhe gazetarët me detajet e zbatimit të këtij projekti dhe ecurinë e zbatimit me sukses të punimeve, veçanërisht mbi punën në tunelet që lidhin Thirrën me Kalimashin si dhe proceset e vendosjes së plintave të larta të urave, punime që po kryhen nga specialistë dhe makineri moderne, që përbëjnë edhe segmentin më të vështirë të autostradës Durrës-Morinë. Nënkryetari i Kuvendit, Fatos Beja, tha se ishte i impresionuar nga përmasat e punimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›