E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruga e Arbrit, përplasen dyfurgona, 5 të plagosur, njëri rëndë

DIBËR - Një aksident regjistrohet sot pasdite në Rrugën e Arbrit, ku një furgon mallrash është përplasur me një furgon pasagjerësh.

Nga aksidenti janë plagosur 5 persona, ndërsa disa ambulanca janë nisur drejt vendngjarjes.

Së fundi, për të plagosurin në gjendje të rëndë, që është drejtuesi i mjetit, Klodian Nuredini, drejt Bulqizës është nisur edhe një helikopter nga Tirana për të bërë transportin e tij drejt Siptalit Ushtarak.

Ndërsa të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën. Nga burimet në vendngjarje mësohet se furgoni i pasagjerëve ishte i linjës Tiranë – Peshkopi.

Policia gjendet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›