E Diel, 1 Nëntor 2026

“Rruga e Gjashtë” shkurton distancën me Sarandën, Rama: Më pak trafik e më shumë lehtësi për banorët, punimet përfundojnë vitin tjetër

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ecurinë e punimeve në “Rrugën e Gjashtë”, aks i cili shkurton distancën dhe shmang trafikun drejt Sarandës

Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se punimet në këtë aks po avancojnë me ritme të shpejta.

Punimet, thekson kryeministri, përfundojnë vitin e ardhshëm.

“Më pak trafik, më shumë lehtësi për banorët dhe kushte më të mira për mijëra turistë që zgjedhin Sarandën çdo vit

Punimet për “Rrugën e Gjashtë” dhe hapjen e tunelit po avancojnë me ritme të shpejta, për të përfunduar vitin e ardhshëm, duke i dhënë jetë një prej investimeve më të rëndësishme infrastrukturore për Sarandën”, shkruan Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›