Rruga e Libise drejt paqes

Nga Barak Obama Dejvid Kameron dhe Nikolas Sarkozi
Bashke me aleatet e NATO-s dhe partneret e koalicionit Shtetet e Bashkuara Franca dhe Britania kane qene te bashkuara prej fillimit per tiu pergjigjur krizes ne Libi dhe jemi te bashkuar per ate se cfare duhet te ndodhe qe asaj ti vije fundi.
Madje edhe sot teksa i vazhdojme operacionet ushtarake per ti mbrojtur civilet ne Libi ne jemi te vendosur te shohim drejt se ardhmes. Jemi te bindur se kohe me te mira ndodhen para popullit te Libise dhe mund te shtrohet rruga per te arritur kete.
Ne nuk duhet kurre te harrojme perse bashkesia nderkombetare ishte e detyruar te veproje. Teksa Libia po rreshqiste ne kaos dhe koloneli Muamer Gadafi po i sulmonte njerezit e tij Liga Arabe beri thirrje per aksion. Opozita libiane beri thirrje per ndihme. Dhe populli i Libise i drejtoi syte kah bota ne kete ore te nevojes.
Ne nje rezolute historike Keshilli i Sigurimit i Kombeve te Bashkuara i autorizoi te gjitha masat e nevojshme per ti mbrojtur njerezit ne Libi nga sulmet kunder tyre.
Duke u pergjigjur menjehere vendet tona bashke me koalicionin nderkombetar e ndalen perparimin e forcave te Gadafit dhe e parandaluan gjakderdhjen qe ai ua kishte premtuar qytetareve te vet ne qytetin e rrethuar te Bengazit.
Dhjetera-mijera jete jane shpetuar. Por populli i Libise ende cdo dite po vuan tmerre nga dora e Gadafit. Raketat dhe predhat e tij bien si rrebesh mbi civilet e pambrojtur ne Axhdabia. Qyteti i Misrates po perballon nje rrethim mesjetar teksa Gadafi perpiqet ta nenshtroje popullaten e tij. Deshmite per zhdukje dhe abuzime po rriten dita-dites.
Detyra jone dhe mandati yne sipas Rezolutes 1973 te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara eshte qe ti mbrojme civilet dhe kjo eshte mu ajo qe po e bejme. Nuk eshte qe ta heqim Gadafin me force. Por eshte e pamundur te imagjinohet e ardhmja e Libise me Muamer Gadafin ne pushtet.
Gjykata Kriminale Nderkombetare po i heton me te drejte krimet e kryera kunder civileve dhe shkeljet e renda te ligjit nderkombetar. shte e pamundur te mendohet se dikush qe eshte perpjekur te masakroje popullin e tij mund te luaje rol ne qeverine e ardhshme te tyre.
Qytetaret e guximshem te atyre qyteteve qe i kane mbrojtur nga forcat qe i sulmonin pa meshire mund te perballen me hakmarrje lemeritese nese bota pranon nje marreveshje te tille. Kjo do te ishte tradhti e paarsyeshme.
Pervec kesaj kjo do ta denonte Libine dhe do ta bente shtet te deshtuar. Gadafi ka premtuar te kryeje sulme terroriste kunder anijeve dhe aeroplaneve civile. Nga fakti qe e ka humbur mbeshtetjen e popullit te tij cdo marreveshje qe do ta linte ne pushtet mund te conte ne kaos dhe paligjshmeri te plote.
Ne e dime nga pervoja e hidhur se cdo te nenkuptonte kjo. As Evropa as rajoni apo bota nuk mund te lejojne nje strehe te re te sigurt per ekstremistet.
shte nje rruge drejt paqes qe premton shprese te re per popullin e Libise 8211 e ardhmja pa Gadafin 8211 e cila e ruan integritetin dhe sovranitetin e Libise e rivendos ekonomine prosperitetin dhe sigurine per njerezit e saj.
Kjo duhet te filloje me perfundim te vertete te dhunes te shoqeruar me vepra e jo fjale. Regjimi duhet te terhiqet nga qytetet qe i ka rrethuar perfshire Axhdabian Misratan dhe Zintan dhe te kthehet ne kazermat.
Sidoqofte perderisa Gadafi eshte ne pushtet NATO-ja duhet ti vazhdoje operacionet e saj ne menyre qe civilet te mbeten te mbrojtur dhe trysnia ndaj regjimit te rritet. Pastaj mund te filloje tranzicioni i vertete nga diktatura te nje proces kushtetues i prire nga nje gjenerate e re e udheheqesve.
Ne menyre qe ky tranzicion te kete sukses Gadafi duhet te shkoje njehere e mire. Ne kete pike Kombet e Bashkuara dhe anetaret e saj duhet te ndihmojne popullin e Libise per te ndertuar ate qe Gadafi e ka shkaterruar ti rindertojne shtepite dhe spitalet ti rikthejne sherbimet baze dhe tu ndihmojne libianeve qe te zhvillojne institucione mbi te cilat do te qendroje nje shoqeri prosperuese dhe e hapur.
Ky vizion per te ardhmen e Libise e ka mbeshtetjen e koalicionit te gjere te vendeve perfshire shume nga bota arabe. Keto vende u bene bashke ne Londer me 29 mars dhe formuan Grupin e Kontaktit i cili u takua kete jave ne Doha te Katarit per te mbeshtetur zgjidhjen e krizes e cila do te respektonte vullnetin e popullit te Libise.
Sot NATO-ja dhe partneret tane po veprojne ne emer te Kombeve te Bashkuara me nje mandat te paprecedent legal nderkombetar. Por do te jete vullneti i popullit te Libise e jo Kombet e Bashkuara ai qe do ta zgjedhe kushtetuten e re do ti zgjedhe udheheqesit e rinj dhe do ta shkruaje kapitullin e ri ne historine e tyre.
Britania Franca dhe Shtetet e Bashkuara nuk do te pushojne derisa te implementohen rezolutat e Keshillit te Sigurimit dhe njerezit e Libise te mund ta zgjedhin te ardhmen e tyre.
New York Times
Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme