E Diel, 1 Nëntor 2026

Rruga e Porodinës e amortizuar, banorët presin prej vitesh investime në infrastrukturë

Banorët e fshatit Porodinë, rreth 9 kilometra nga qyteti i Korçës, prej vitesh presin ndërhyrje në infrastrukturën rrugore. Rruga kryesore e fshatit ndodhet në gjendje të amortizuar, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e përditshme të banorëve.

“Kështu e mbaj mend, nuk vë njeri dorë. Shtrojnë nga një rrugë çakull ashtu një herë në vit dhe s’ka as kanalizime asgjë. Kjo lidh dhe me autostradën, me fushën komplet”, deklaroi një prej banorëve.

“Kjo rrugë me përjashtim të çakullit që kanë hedhur asfalt nuk kemi parë me sy. Ujërat e zeza kanë mbetur atje poshtë. Shkojnë në fushë komplet, me makina traktorë, tymi këtu, detyrojmë shoferët ne të mos ikin këtu”, shtoi një tjetër banor.

Nga Bashkia Korçë bëhet e ditur se është hartuar një projekt për rikonstruksionin e rrugës së fshatit Porodinë dhe se investimi pritet të realizohet gjatë këtij viti

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›