E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruga e Vali Kuqit

Këngëtari i ri nga Gjakova, Vali Kuqi për të tretën herë po merr pjesë në festivalin e këngës moderne shqiptare “Top Fest”.
“Rruga ime”, quhet kënga me të cilën Vali ka nisur rrugëtimin në edicionin e dhjetë të këtij festivali.

Rruga e Valit, si duket pritet të jetë e suksesshme sepse kënga qysh në fillim po vlerësohet mjaft mirë nga publiku.

Kënga e zhanrit pop-rock baladë e realizuar nga Threedots production-Kledi Bahiti dhe teksti nga Endrit Mumajesi, po shihet si favorite për të shkuar drejt finales.

Edhe vetë Vali është shprehur optimist, derisa ka treguar së është punuar gjatë dhe me përkushtim për këtë këngë.

“Këtë vit pretendoj të shkoj sa me larg në këtë festival, mirëpo shumë e rëndësishme për mua është që të pëlqehet dhe të dëgjohet kënga.Pse jo edhe ndonjë çmim!”, ka thënë Vali në intervistë për Indeksonline.

Pos tjerash, Vali e sheh Top Fest-in si një mundësi të mirë për promovimin e këngëtarëve të rinjë por edhe vlerave, duke ditur që në këtë festival këndohet live.

“Është hera e tretë që po marrë pjesë, kam filluar karrieren si i rritur në këtë festival dhe mendoj që po rritem bashkë me këtë festival dhe po më ndihmon të gjej zhanrin ku unë ndihem më mirë dhe që me shkon me tepër”, ka shtuar ai.

Ndryshe, për ata që nuk e njohin Valin, ai vjen nga një familje këngëtarësh. Babai tij Zeqë Kuqi është këngëtar i njohur i muzikës popullore dhe motra e tij gjithashtu këngëtare,Yllka Kuqi.

Vali vijon studimet në Fakulltetin e Arteve në Tiranë, dega kompozicion./A.F/Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›