E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruga e kombit me projekt

Kompania italo-shqiptare, “Eversheds Piergrossi & Bianchini” me seli ne Shqiperi eshte perzgjedhur nga Ministria e Transportit dhe Poste-Telekomunikacionit per te percaktuar menyren e ndertimit te autostrades. Vermice-Prizren-Prishtine-Merdar.

Kompania ka per detyre pergatitjen e dosjes se tenderit si dhe menyren e financimit te pjeses kosovare qe lidhe Kosoven me Shqiperine.

Vlera e kesaj kontrate arrin ne 1 milion e 798 mije euro.

Ministri i Transportit, Fatmir Limaj ne nje konference  per media tha se ne nentor do te nis ndertimi i autostrades.

“Ne do te jemi te gatshem qe punimet te fillojne ne fillim te nentorit”, eshte shprehur Limaj.

Ministri po keshtu  beri te ditur se te henen do te hapet shprehja e interesit per kompanite qe duan te marrin pjese ne tenderin per dhenien me koncesion te Aeroportit Nderkombetar te Prishtines.

Limaj e quajti korrekt raportin e zyres se auditorit te pergjithshem i cili ka verejtur disa leshime administrative teknike ne Ministrine e Transportit, duke thene se gjate ketij viti do te punohet ne permiresimin e ngecjeve te gjetura nga auditori ne ministri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›