Rruga e mundimshme dhe e suksesshme e piktorit Alfred Dade

Piktori Alfred Dade ne pozicionin e tij artistik leviz ndermjet anes figurative ekpresive dhe formes abstrakte. Gjetja e ngjyres se ngrohte dhe menyra specifike e perdorimit eshte vendosur ne nje fare kuptimi nepermjet nje akcenti dhe penelate te forte qe shkonmbi kufijte ekontrasteve te mundshme duke luajtur me ngjyren dhe formen keshtu e pershkruan Dr. Gabriele Uelsber kritike dhe studjuese e artit artistin shqiptar qe eshte bere i njohur ne publikun gjerman me disa ekspozita personale te punimeve te tij si piktor dhe skulptor.
Kush eshte Alfred Dade
I lindur ne Permet artisti Dade zbulon qysh ne shkollen tetevjecare talentin e tij per te vizatuar dhe pikturuar. Dhe kete talent ai do ta shpalose me pas ne Tirane ne shkollen e mesme artistike Jordan Misja. Me endrren per tu bere piktor ai konkuron ne Akademine e Larte te Arteve ne Tirane per te vazhduar studimet ne kete dege por nuk arrin te fitoje. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pikture ne vaj
I zhgenjyer si shume e shume te rinj te tjere te cilet kishin pak shpresa per nje jete me te mire ne Shqiperi merr edhe Alfredi rrugen e mergimit. Ne Rome te Italise ne vitin 1993-1996 ai studjon ne Akademine e Arteve Academia die Belle Arti por kjo nuk ishte e lehte.
Ishte vertet veshtire sepse duhej edhe te punoja. Ishin fillimet e mergimit. Por kjo situate me mesoi qe te mos terhiqesha nga veshtiresite nga rruga qe endrroja shpjegon ai.
Papritur fati i piktorit qe sapo kishte nisur rrugen e karieres zhvendoset ne Gjermani pasi njihet me nje vajze gjermane me te cilet sot kane se bashku dy femije ne qytetin Mylheim an der Ruhr.
Bashke me dashurine Fredi mori me vete deshiren e madhe per tu specializar edhe me tej ne gjinine e piktures ketu ne Gjermani. Ai arrin te vazhdoje studimet ne Akadenine e Arteve ne Dyseldorf tek prof. dr. Markus Lpertz ku edhe diplomohet. Piktori Dade e quan fat te studjosh ne kete akademi sepse sipas tij me kete eksperience te hapen edhe rruget e karieres.
Pasi konkurova u pranova ne Akademine e arteve ne Dyseldorf. Nje Akademi qe eshte nder me te mirat ne Evrope dhe ndoshta ne bote. Sigurisht kjo Akademi as qe mund te krahasohet me ate te Romes sepse ajo ka mbetur nje akademi tradicionale klasike. Mendoj se pervoja ne kete Akademi gjermane me ka dhene shanse per te ecur shume ne karieren time si piktor dhe skulptor ne realizimin e jetes time artistike duke punuar si artist i lire thote ai.
Studjon dhe punon
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Figure bronze
Krahas studimeve ai nuk e nderpret punen me penelin e tij. Ne qytetin ku banon merr pjese ne ekspoziten e perbashket ne Muzeun Alet Post e me pas ne Oberhauzen ne Dyseldorf Karlsruhe e keshtu me rradhe. Punimi ne vaj por edhe skulptura ne dru e bejne terheqes per publikun artdashes gjerman. Kete e tregon edhe numri mbi 10 ekspozita te tij personale dhe disa te perbeshketa.
Tematika qe gjejme ne pikturen e A. Dade ka nje lidhje te ngushte me biografine e tij me jeten e tij personale te brezit te tij nga e kaluara. Aktualiteti dhe tema e dites si dhe egzistenca njerezore e lidhin pikturen e tij me traditen e ekspresionizmit gjerman.
Ne punimet e mia paraqitet me se shumti njeriu njeriu me zhvillimet e veta me komplekset me dashurine me veshtiresite pra me te gjitha komplekset jetesore. Mundohem qe kete ta perpunoj nga ana abstrakte dhe klasike njekohesisht. Ne punimet e mia gjen pasqyrim jeta qe une kam kaluar vecanerisht qe nga rrezimi i murit te Berlinit qe lidhet me ndryshimet ne jeten time artistike por edhe te gjithe shqiptareve. Kam parasysh ketu per shembull pikturen ne vaj qe kam bere Mrekullia e Berlinit. pohon ai.
Kjo veper artistike tregon tre punime ne te njejten formatku cdo punim ka skenen dhe pavarsine e vet. Vepraka lidhje me rezimin e Murit te Berlinit dhe bashkimin e Gjermanise. Ne kete aspekt te tre pikturat prezantohen krejt te pavarura nga njera tjetra ne menyre te vetedijshmeme gjuhen e tijartistikeshprehese kuka shkeputje por edhe nje lidhje ne menyren se si eshte perdorur dhe vendosur ngjyra.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Skulpture druri
Pas gjithe kesaj eksperience artisti Dade vazhdon te punoje si piktor i lire dhe te hape me sukses ekspozitat e tij personale ne Gjermani. Por ai per asnje moment nuk e harron Tiranen dhe koleget e tij atje. Kete e ka treguar edhe me iniciativen e tij per realizimin para nje viti te Javes kulturore shqiptare ne Dyseldorf.
Ekspozitat e perbashketa me artiste shqiptare dhe gjermane kane qene te mirepritura si ne Gjermani ashtu dhe ne Shqiperi. Ai eshte krenar per nivelin e piktoreve shqiptare sepse tashme eshte arritur nje gjuhe bashkepunimi dhe shekmbimi eksperience mes artisteve.
Arti ka nje gjuhe internacionale pse te mos jete e pranishme edhe ketu ne Dsseldorf apo diku tjeter thote ai.
Sot Dade eshte i kenaqur sepse sic thote ai per DW Kur kthej koken prapa dhe shoh rrugen qe kam ndjekur mund te them me plot gojen se jam i kenaqur. Por ka ende pune per te bere...
Autor Mimoza Cika - Kelmendi
Redaktoi Bahri Cani