E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruga e re Kote-Sevaster

12 mijë banorë të Komunave Kotë dhe Sevaster në rrethin e Vlorës do të komunikojnë midis tyre dhe me qytetin e Vlorës, përmes një rruge të asfaltuar të parametrave bashkëkohore.

Rruga Kotë - Sevaster 15 km e gjatë, është një tjetër investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i cili lidh Komunat Kotë dhe Sevaster, jo vetëm me njëra-tjetrën, por edhe me qytetin e Vlorës.

Gjendja e rrugës ekzistuese është tejet e amortizuar dhe kalohet me vështirësi nga automjetet. Gjurma e rrugës kalon në aksin e vjetër nacional që lidh Vlorën me Tepelenën. Prej shumë vitesh në këtë aks rrugor nuk është kryer asnjë investim.

Ullinjtë dhe blegtoria e zhvilluar karakterizojnë profilin e zonës. Fermerët e kësaj zone në jug të Shqiperisë janë gjithashtu të njohur për prodhimin e perimeve, frutave, qumeshtit dhe nënproduketeve te tij.

Në funksion të një ndërhyrjeje rajonale për zhvillimin e Qarkut Vlorë, FSHZH ka investuar në prioritetet kryesore të infrastrukturës të cilat kanë pasur impakt të drejtpërdrejtë në dy drejtime strategjike sic janë bujqësia dhe turizmi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›