E Diel, 1 Nëntor 2026

Rruga e re izolon fshatin, banorët e Kalivaçit në protestë, bllokojnë qarkullimin e automjeteve

Banorët e fshatrave Kalivaç, Dunicë dhe Gurabardhë kanë protestuar ditën e sotme për bllokimin e rrugës hyrëse të fshatit të tyre, madje kanë bllokuar për disa minuta edhe aksin nacional Qukes – Qafë Pllocë

Banorët thonë se firma që zbatuar projektin ka lënë një tjetër kalim për fshatrat që ata jetojnë por rrit distancën në 3 kilometra me fshatin Kalivac e akoma më tepër me fshatrat e tjerë

Nga ana tjetër administratori i njësisë administrative Trebinjë, Ilir Muco tha se deri në gjetjen e një zgjidhje nga ana e firmës ndërtuese të këtij aksi, rruga hyrëse e vjetër nuk do të bllokohet me trafikndarëse

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›