E Diel, 1 Nëntor 2026

“Rrugorja” 325 gjoba për një javë në Tiranë, ndëshkohen shoferët problematikë

Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur 325 masa administrative gjatë javës së fundi.

Gjithashtu 31 shoferë, shkelës të rregullave të qarkullimit rrugor, të cilët rrezikuan sigurinë në rrugë dhe/ose penguan lëvizjen janë vënë nën hetim.

Konkretisht:

-për mosrespektim të radhës në trafik, u vendosën 120 masa;

-për pengim/bllokim të lëvizjes si pasojë e ndalimeve/pushimeve të gabuara të automjeteve, janë ngritur me karrotrec 98 automjete;

-për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, u vendosën 64 masa;

-për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, u vendosën 43 masa.

Policia Rrugore apelon sërish të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e tjerë të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke kontribuar drejtpërdrejt në parandalimin e aksidenteve dhe në mbrojtjen e jetës dhe shëndetit.

Gjithashtu, fton qytetarët të njoftojnë menjëherë Policinë për çdo shkelje të rregullave që konstatojnë, duke garantuar reagim të shpejtë dhe konform parashikimeve ligjore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›