E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrugorja e Beratit nuk fal shoferët problematikë, mbi 900 gjoba për 2 javë

Policia Rrugore e Beratit ka vijuar monitorimet me dron, radar dhe makina inteligjente në të gjitha akset e qarkut, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar shtetasve që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit, që kryejnë parakalime të gabuara dhe që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara.

Gjatë 2 javëve të fundit, janë arrestuar 2 shtetas për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Gjithashtu, është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Më tej, gjatë kësaj periudhe:

-janë ndëshkuar administrativisht 6 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;

-janë ndëshkuar 203 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara;

-janë ndëshkuar 93 drejtues automjetesh për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

– janë ndëshkuar 107 drejtues motomjetesh për mosvendosjen e kaskave mbrojtëse;

-janë ndëshkuar 45 drejtues mjetesh për shpejtësi mbi normat e lejuara;

-janë ndëshkuar 256 drejtues automjetesh për ndalim ose pushim të automjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;

-janë ndëshkuar 200 drejtues mjetesh për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Beratit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›