E Martë, 3 Nëntor 2026

Rrugorja e Shkodrës në aksion, gjoba të shumta për shoferët

Policia Rrugore e Shkodrës ka ushtruar kontrolle me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.

Gjatë dy javëve të fundit, janë proceduar penalisht 27 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.

Policia ka ndëshkuar 994 shoferë, pasi qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara:

  • 137 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
  • 42 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;
  • 92 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
  • 75 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
  • 101 shoferë për ndalim ose pushim të automjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›