E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rrumbullaku: Skuadra të përbashkëta hetimore me FBI-në kundër krimit të organizuar

TIRANË, 5 gusht/ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, priti sot në takim një delegacion të Zyrës Federale të Hetimit të SHBA-së, të shoqëruar nga drejtuesi i Programit Ndërkombëtar të Asistencës për Trajnimet mbi Hetimet Kriminale (ICITAP) në Ambasadën amerikane, Richard Deasy.

Gjatë takimit, Rrumbullaku falënderoi qeverinë amerikane dhe agjencitë e saj për asistencën e dhënë për Policinë e Shtetit, duke nënvizuar bashkëpunimin profesional dhe të besueshëm në çështjet e hetimit e goditjes së krimit dhe terrorizmit.

Drejtori i Përgjithshëm nënvizoi qasjen proaktive të Policisë së Shtetit për hetimin e krimit të organizuar dhe rëndësinë e bashkëpunimit me FBI-në për shkëmbimin e shpejtë dhe në kohë reale të informacionit dhe nevojën e angazhimit nëpërmjet skuadrave të përbashkëta hetimore.

Gjatë takimit, Rrumbullaku e njohu delegacionin amerikan edhe me rezultatet e aksionit më të fundit, në bashkëpunim me palën britanike, për goditjen e trafikimit të armëve.

/m.m/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›