E Diel, 1 Nëntor 2026

Rubio: SHBA kërkon denuklearizimin e Iranit në marrëveshjen përfundimtare

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka dhënë më shumë detaje mbi statusin e negociatave me Iranin. Duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Rubio përsëriti pozicionin e Uashingtonit se Ngushtica e Hormuzit mbetet e hapur dhe se anijet po vazhdojnë të kalojnë nëpër të. Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara po punojnë për një marrëveshje që do të lejonte kalimin e më shumë anijeve në mënyrë të sigurt përmes këtij ujërrugë. “Mendoj se ka një bisedë dhe një negociatë në të cilën jemi të përfshirë mes Iranit dhe Omanit se si më shumë anije të mund të kalojnë aty në mënyrë të sigurt në afat të shkurtër, ndërsa po lëvizim drejt… bisedimeve afatgjata për denuklearizimin [e Iranit],” tha Rubio, ndërsa shtoi se “denuklearizimi i Iranit” është “marrëveshja përfundimtare”. /rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›