E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rubio: Trump nuk do të marrë pjesë në “negociatat e pafundme” me Rusinë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio  deklaroi sot se, Presidenti i SHBA-sw, Donald Trump nuk do të “bie në grackën e negociatave të pafundme” me Rusinë, e cila po ngec në një marrëveshje armëpushimi.

Duke folur në takimin e tij të parë të ministrave të jashtëm të NATO-s, Marco Rubio u tha aleatëve se SHBA-ja do ta dinte “brenda disa javësh” nëse Rusia ishte serioze për paqen.

“Ne nuk do ta vazhdojmë këtë përgjithmonë. Kemi një kohë të caktuar kur do të presim. Ne duam të shohim gjatë kësaj kohe nëse ata janë gati për paqe apo jo. Dhe koha po vjen.”

Ai refuzoi t’i jepte një afat zyrtar Vladimir Putinit për të nënshkruar një marrëveshje, por sugjeroi se durimi i zotit Trump po mbaronte dhe tha se SHBA mund të rrisë sanksionet ndaj Rusisë.

“Kongresi ka filluar tashmë punën për një projekt-ligj mbi sanksionet dhe presioni nga Kapitol tashmë do të jetë në rritje. Ne do t’i dërgojmë mesazhin tonë Moskës dhe shpresojmë që Moska të jetë gati për paqe.”

Udhëheqësit e NATO-s më herët kërkuan që Putinit t’i jepet një afat për të nënshkruar një marrëveshje paqeje, duke paralajmëruar se duhet të ketë pasoja për liderin rus nëse nuk e bën këtë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›