Ruçi: Ne do të jemi në ballë të revoltës!

“Të gjithë në këmbë, të gjithë në rrugë. E vetmja rrugë për ne është rruga e revoltës popullore, që nga kryetari i opozitës deri tek cdo deputet, dhe ne do të jemi në ballë te revoltës”.
Ky është konfirmimi i marrë nga kreu i grupit të PS-së, Gramoz Ruçi, nga selia rozë, për të gjithë situatën e krijuar, marrë start nga dita e djeshme në KQZ.
I vendosur si kurrë më parë, Ruçi shprehu qartazi të gjithë vendimin e Partisë Socialiste, duke mbrojtur me çdo kusht të drejtën e votës së lirë.
“Sot për ne ka dy rrugë, ose ti nënshtrohet diktaturës për të vjedhur votën, për të vjedhur Shqipërinë, ose të ngrihemi në këmbë të gjithë dhe ne të përballemi me zemër dhe me trup, për të larguar një herë e mirë këtë diktaturë”.
“Apeli ynë për cdo qytetar të ndershëm të këtij vendi është të bashkohen me ne paqësisht, por vendosmërisht” tha me tej Ruçi.